Alarmon OBSH-ja: Mbi 1 milion raste të reja për një javë në Evropë, frikë për variantet e reja

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 11:11
Alarmon OBSH-ja: Mbi 1 milion raste të reja për një javë në Evropë, frikë për variantet e reja

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi në daljen e saj më të fundit se rastet në kontinentin e vjetër kanë regjistruar rënie gjatë 4 javëve të fundit, edhe pse frika për përhapjen e varianteve të reja mbetet e madhe.

Gjithashtu, infektimet e reja pavarësisht se në rënie regjistrojnë mbi 1 milion raste në një javë. Mjekët ngrenë alarmin e humbjes së jetës nga tromboza. Shumëkush e lidh me koronavirusin, por të shumta janë ndodhitë mes personave të painfektuar.

Mjekët thonë se diçka e tillë vjen si pasojë e mospasjes së aktivitetit fizik, kryesisht në zonat ku ndalimi i lëvizjes është prezent, ndaj bëjnë thirrje për mbajtjen në formë të trupit, nëpërmjet ushtrimeve fizike.

(Kosova Sot Online)