Albin Kurti pas takimit me Philip Kosnett: Do të thellojmë marrëdhëniet bilaterale Kosovë-ShBA

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 12:02
Albin Kurti pas takimit me Philip Kosnett: Do të thellojmë marrëdhëniet bilaterale Kosovë-ShBA

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për takimin e Kurtit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

VV në një postim në Facebook ka bërë të ditur se Kosnettin në zyret e partisë e kanë pritur Albin Kurti, Arbërie Nagavci dhe Valë Gjonbalaj.

Kryetari i VV’së Albin Kurti e ka falenderuar diplomatin amerikan për vizitën dhe urimin dhe është shprehur i bindur që do të krijohet qeveria e re dhe do të thellohen marrëdhëniet

 “Ambasadori, z. Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë. Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e VV’së.

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157461070297000

(Kosova Sot Online)