Të dorëhiqen të gjithë uzurpatorët e kupolës së turpshme që po e shkatërrojnë LDK-në

Të dorëhiqen të gjithë uzurpatorët e kupolës së turpshme që po e shkatërrojnë LDK-në
Të dorëhiqen të gjithë uzurpatorët e kupolës së turpshme që po e shkatërrojnë LDK-në

Nexhat Haziri

  • 16 February 2021 - 07:50

Shkruan: Nexhat Haziri

Nëse lidershipi aktuale, provon për të bërë kalkulime për interesat e tyre të ngushta, grupore dhe banesore, duke penguar demokracinë e brendshme dhe procesin e zgjedhor të brendshëm, gjëma e madhe LDK-së, ndoshta përfundimtare që do ta dërgonte në histori, janë zgjedhjet lokale në vjeshtën e sivjetme.

-Pas këtij debakli të LDK-së nga zgjedhjet e 14 shkurtit, përgjegjësia në këtë parti duhet të adresohet, dhe është koha e fundit që të reflektohet. Kjo do të thotë që në mbrëmjen kur u komunikuan rezultate lidershipi I partisë duhet të ofronte dorëheqje.

Unë pres që presioni I anëtarësisë dhe I strukturave të LDK-së do të jetë shumë i madh, që do ta detyrojë liderishpin e partisë që të dorëhiqet, akt ky që do ta mundësonte një proces të brendshëm zgjedhor në LDK, me një garë gjithëpërfshirëse, për të nxjerr një lidership të ri, për të filluar një epokë e re për LDK-në që do ta kthente serish në një subjekt politik serioz dhe konkurrues në skenën politike kosovare, dhe do të bënte të aftë për tu përballë me një qeveri e cila pritet të jetë autokratë dhe arrogante për shkak të fuqisë numerike në Kuvendin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".