I thotë policisë se ka vrarë dikë vetëm sa për t’ia pastruar rrugën para shtëpisë

  • G.G /
  • 16 February 2021 - 12:52
I thotë policisë se ka vrarë dikë vetëm sa për t’ia pastruar rrugën para shtëpisë

Një burrë në Ukrainë e ka shpikur një vrasje që s’kishte ndodhur me shpresë se policia do ta pastronte nga bora rrugën që çon te shtëpia e tij, kur të vinte për ta arrestuar.

Ky person e thirri policinë në telefon të shtunën në mbrëmje për të gënjyer se e ka vrarë partnerin e nënës së vet duke e therur me thikë në gjoks, shkruan The Guardian.

“Por njëkohësisht, ai menjëherë i lajmëroi policët se duhet të vijnë me një pastruese bore, sepse nuk do të mund të depërtojnë ndryshe deri te shtëpia e të dyshuarit:, tha zëdhënësja e policisë, Yuliya Kovtun.

Ajo tha se policët nuk morën me vete pastruese të borës dhe arritën të shkojnë deri te shtëpia e të dyshuarit me veturë të lartë, SUV.

“Menjëherë pasi arritën, policët panë se familjari vërtet ishte në shtëpi, por i palënduar. Askush nuk e kishte sulmuar atë”, shtoi zëdhënësja, duke thënë se “vrasësi” menjëherë tregoi se kishte gënjyer.

I dyshuari tha se shërbimet komunale e kishin pastruar rrugën më herët, por ai nuk ishte i kënaqur me cilësinë e pastrimit. Ai mund të gjobitet me 119 hryvnias (rreth 3.5 euro) për paraqitje të ankesës së rreme.

Ukraina ka pasur reshje rekorde të borës në ditët e fundit. Në shumë pjesë të vendit trashësia e borës ka shkuar në rreth 50 centimetra.

(Kosova Sot Online)