![Kurti: Mërgata në Zvicër është me Vetëvendosjen](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/24/200x200_albin_kurti1737730976.jpg)
Ambasadori italin porosi Kurtit dhe Osmanit: Po presim formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit
![Ambasadori italin porosi Kurtit dhe Osmanit: Po presim formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit](/uploads/kosova-sot/images/2021/February/16/auto_auto_unnamed_11580907512-600x3601613476991.jpg)
Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka shkruar në Twitter pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që e kanë radhitur të parën Lëvizjen Vetëvendosje.
Përmes një shkrimi në këtë rrjet social, Orlando ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin.
Ai ka thënë se po presin formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e presidentit.
“Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon! Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)