Numri i votave që mori në Prishtinë ish-drejtori i policisë Rashit Qalaj

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 14:13
Numri i votave që mori në Prishtinë ish-drejtori i policisë Rashit Qalaj

Për shumë vite shërbeu në Policinë e Kosovës, deri vonë ai ishte drejtor i Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, por, Rashit Qalaj në zgjedhjet e 14 shkurtit iu fut garës për deputet të Kuvendit.

Mirëpo, rezultati i tij i arritur në Prishtinë nuk është i mirë, numri 13 i listës së PDK-së ka marrë vetëm 559 vota në kryeqytet.

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta në nivel vendi me 17,41%, apo 137.722 vota të grumbulluara nga votimi i rregullt.

Ndërsa, pritet të numërohen votat me kusht dhe ato të mërgatës.

(Kosova Sot Online)