Mbyt me thikë burrin e katërt për një mbushës të iPad-it

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 10:14
Mbyt me thikë burrin e katërt për një mbushës të iPad-it

Një grua nga Britania e ka therur për vdekje bashkëshortin e saj të katërt me një thikë kuzhine pas një grindjeje për një mbushës të iPad-it.

Penelope Jackson, 65 vjeçe, është akuzuar për vrasjen e bashkëshortit David Jackson, 78 vjeç, në shtëpinë e tyre në Berrow, shkruan Daily Mail.

Dhëndri i viktimës, Jeremy Mullins, tha se çifti ka qenë në kuzhinë dhe të dy ishin të qetë kur filloi grindja mes tyre.

“Ishte një nga ato grindjet për keqardhje, qartazi për një mbushës për iPad. Ata të dy dëshiruan që t’i mbushnin pajisjet e tyre dhe kishin vetëm një mbushës, prandaj filluan të grinden për atë se kush duhet ta përdorë i pari mbushësin”, tha Mullins.

Jackson, i cili më parë kishte shërbyer në ushtri, vdiq nga plagët e marra. Autopsia vërtetoi se ai ka vdekur nga disa plagë të shkaktuara nga thika.

Të afërmit thanë se Jackson ka qenë i martuar për 25 vjet, ndërsa ka pasur fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.

Fqinjët thanë se asnjëherë nuk kanë dëgjuar përleshje mes burrit dhe gruas që u përfshinë në këtë rast.

“Ata ishin fqinj të përsosur. Ishin gjithmonë miqësorë, nuk bënin shumë zhurmë dhe unë kurrë s’kam dëgjuar zëra të ngritur mes tyre”, tha një fqinj që deshi të mbetej anononim.

(Kosova Sot Online)