Djali i Hashim Thaçit uron 13 vjetorin e pavarësisë

  • 17 February 2021 - 10:38
Djali i Hashim Thaçit uron 13 vjetorin e pavarësisë

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar qytetarët e vendit për 13 vjetorin e pavarësisë, me një foto të babait të tij dhe ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.

“Gëzuar Dita e Pavarësisë”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie.

Përveç kësaj fotoje, Endriti ka publikuar edhe një video nga momenti i shpalljes së pavarësisë.

Ndryshe, Thaçi dhe Veseli janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.

(Kosova Sot Online)