Bekim Jashari bënë homazhe në Prekaz: Politikanët të jenë të bashkuar që të realizohet amaneti i dëshmorëve

  • E.K /
  • 17 shkurt 2021 - 10:22
Bekim Jashari bënë homazhe në Prekaz: Politikanët të jenë të bashkuar që të realizohet amaneti i dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazheve në Kompleksin Memorial në Prekaz në 13 vjetorin e pavarësisë.

Me këtë rast ai tha se elita politike duhet të qëndrojë e bashkuar pasi vetëm në atë mënyrë do të realizohet amaneti i dëshmorëvë.

“Ka vetëm një arsye pse ne duhet me qenë të bashkuar, në mënyrë që t’i cojmë proceset përpara, nëse jemi të përçarë nuk do të mundemi të zhvillohemi, vetëm të bashkuar jemi duke e realizuar amanetin e dëshmorëve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)