Nexhmedin Spahiu: Kur futem në identitetin shqiptar kosovarët më duken naivë, të trashë e budallë

  • E.K /
  • 18 February 2021 - 11:28
 Nexhmedin Spahiu: Kur futem në identitetin shqiptar kosovarët më duken naivë, të trashë e budallë

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se si individ që ka jetuar në Tiranë dhe është integruar në shoqërinë e tyre,kur futet në atë identitet kosovarët i sheh si budallenj e të trashë.

Spahiu thotë se një konstatim të tillë për kosovarët e jep në momentin kur futet në identitetin shqiptar.

Ai ishte i ftuar në një debat i cili kishte temë kryesore bashkimin kombëtarë, Spahiu kishte treguar se si i sheh kosovarët pasi ai është integruar në Tiranë.

“Unë si njeri i integruar në shoqërinë shqiptare , meqë kam qenë profesor universiteti në Tiranë, e kryeredaktor i gazetës më të madhe në Shqipëri, kam krijuar identitet të dyfishtë. Kur futem në identitetin shqiptar, kosovarët më dukën naiva, të trashë e budallë. Dhe kur e mendoj unë që jam lindë e rritë në Kosovë, paramendoni se si ju konsiderojnë të tjerët.” , ka thënë Spahiu.

Derisa ka thënë se kosovarët i shohin ata në Shqipëri si vëllai i madh vëllain e vogël.

‘’Ju i shihni si vllai i vogël vëllanë e madh’’, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)