Zyrtari i LDK’së reagon pasi Anton Quni zbuloi se synon karrigen e të parit të partisë

  • A.P /
  • 19 February 2021 - 23:05
Zyrtari i LDK’së reagon pasi Anton Quni zbuloi se synon karrigen e të parit të partisë

Anton Quni sonte zbuloi se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. I pari që ka reaguar nga LDK është Muhamet Hamiti.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamiti thotë se ‘kandidaturat e vetëshpallura janë pretendime”

“‘Pretendent’ apo ‘kandidat’? Kanë dallim kuptimor. Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe mund të mos bëhet.”, thotë Hamiti.

“Kjo vlen posaçërisht për kandidaturat e njëanshme, të vetëshpallura. Pretendime janë. Asgjë më shumë.”, shtoi ai.

Quni tha se nëse vjen në krye të partisë, do të rikthejë pjesën e LDK’së që iu bashkua VV’së në listën zgjedhore.

Pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, Isa Mustafa dhe Kryesia e partisë ofruan dorëheqjen.

LDK u rendit e treta duke marrë vetëm 13 për qind të votave.


(Kosova Sot Online)