Njëri goditi mjekun, tjetri plagosi me thikë të riun, 6 të arrestuar në pak orë

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 09:33
Njëri goditi mjekun, tjetri plagosi me thikë të riun, 6 të arrestuar në pak orë

Blutë e Tiranës kanë arrestuar 6 persona, për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se ndër të arrestuarit është edhe shtetasi L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali.

Burime zyrtare bënë me dije se arrestimet kanë ndodhur në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. V., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetuses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. S., 20 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin A. Gj., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

S. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.74 mg/l ;

E. F., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)