Merret në pyetje Bossi i drogës së Ballkanit! Serbët ‘të frikësuar’, pyesin Naser Kelmendin nëse ka lidhje me 2 klanet mafioze

  • G.G /
  • 20 February 2021 - 15:55
Merret në pyetje Bossi i drogës së Ballkanit! Serbët ‘të frikësuar’, pyesin Naser Kelmendin nëse ka lidhje me 2 klanet mafioze

Ai konsiderohet si një nga bosët më të mëdhenj të nëntokës Ballkanike dhe kjo është arsyeja pse prania e tij në Loznica është shumë interesante për shërbimet e sigurisë” thuhet më tej në shkrim.

Naser Kelmendi, i njohur si bosi i drogës në Ballkan, u arrestua ditën e djeshme në Loznica të Serbisë. Ai është marrë në pyetje ndërsa zyrtarisht motivet e arrestimit nuk dihen. Policia është e interesuar për arsyen e ardhjes së Kelmendit në Serbi, ku po rrinte dhe sa kohë kishte planifikuar të qëndronte.

“Momenti i arritjes së Kelmendit në Serbi është interesant, sepse bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar në dy muajt e fundit” i tha një burim medias serbe.

Po sipas të njëjtit burim, Kelmendi po vihet në kontakt me klanin Kavac dhe Darko Elez, i cili u arrestua në Beograd në fund të vitit të kaluar me një urdhër nga Bosnja.

Ai konsiderohet si një nga bosët më të mëdhenj të nëntokës Ballkanike dhe kjo është arsyeja pse prania e tij në Loznica është shumë interesante për shërbimet e sigurisë” thuhet më tej në shkrim.

Naser Kelmendi është shqiptar i lindur në Kosovë. Ai është biznesmen i vënë në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi njihet si një nga tregtarët më të mëdhenj të drogës në Ballkan. Vetë Kelmedi i ka mohuar gjithmonë këto akuza.

(Kosova Sot Online)