Historiani serb: Vuçiq nuk do ta njohë kurrë Kosovën

  • E.K /
  • 22 February 2021 - 11:40
Historiani serb: Vuçiq nuk do ta njohë kurrë Kosovën

Historiani serb, Milan Protiq deklaroi mbrëmë se sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do ta njohë kurrë Kosovën, raporton mediumi serb, Alo.

Protiq, si i ftuar në emisionin “Përshtypja e Javës” në TV Nova, vlerësoi gjithashtu se patriarku i ri i Porfirit nuk ka pozicion të ndryshëm për çështjen e Kosovës nga pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe deri më tani.

“Unë nuk kam përshtypjen se pozicioni i tij është i ndryshëm nga pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe. Ashtu siç nuk mendoj se kjo qeveri do të bëjë ndonjë lëvizje të vendosur mbi atë çështje”, tha Protiq.

Ai shtoi se ata që mendojnë se qeveria në Serbi do të nënshkruajë një marrëveshje mbi njohjen e ndërsjellë me Kosovën janë duke gabuar.

“Mendoj se është një supozim i gabuar, nuk mendoj se do të ndodhë. Dhe se kjo qeveri nuk ka ndërmend ta bëjë atë”, përsëriti Protiq.

(Kosova Sot Online)