Priste të bëhej baba, i shpërthen pajisja në ndejën për zbulimin e gjinisë së fëmijës dhe vdes

  • E.K /
  • 23 February 2021 - 09:37
Priste të bëhej baba, i shpërthen pajisja në ndejën për zbulimin e gjinisë së fëmijës dhe vdes

Një burrë nga Nju Jorku, bashkëshortja e të cilit është shtatzënë, ka vdekur në mënyrë tragjike pasi i shpërtheu pajisja që ishte duke e përgatitur për ndjen ku çifti do ta zbulonte gjininë e foshnjës që ende nuk është lindur.

Christohpher Pekny, 28 vjeç, ishte duke montuar një pajisje në qytezën Liberty, kur ajo shpërtheu pak para mesditës së të dielës, shkruan BBC.

Policia tha se nga shpërthimi vdiq ai që pritej të bëhej baba, ndërsa u lëndua vëllai i tij, Michael Pekny, 27 vjeç, i cili u dërgua në spital.

Autoritetet nuk treguan saktë se çfarë pajisje ishte ajo që shpërtheu, por policia e Nju Jorkut dhe njësia për shpërthimin e bombave janë duke e hetuar incidentin.

Ky nuk është rasti i parë tragjik që ndodh në ndejat e këtilla. Një burrë në Michigan vdiq më herët këtë muaj pasi u godit nga copëzat e një pajisjeje shpërthyese gjatë një ndeje për lindjen e foshnjës.

Dy raste të tjera të këtyre ndejave besohet se shkaktuan zjarre masive në natyrë në Kaliforni në shtator të vitit 2020 dhe në Arizona më 2017.

Nga zjarri “El Dorado” në Kaliforni u dogjën më shumë se 7.600 hektarë tokë, u shkatërruan shtëpi dhe qindra persona u detyruan të shpërngulen.

(Kosova Sot Online)