Aeroplanët luftarakë grekë trazojnë një anije hulumtuese turke në Egje

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 15:58
Aeroplanët luftarakë grekë trazojnë një anije hulumtuese turke në Egje

Aeroplanët luftarakë grekë e kanë trazuar një anije eksploruese turke në ujërat ndërkombëtare në pjesën veriore të Detit Egje.

Një nga katër aeroplanët luftarakë grekë që iu afrua anijes turke “TCG Cesme” në perëndim të ishullit Menos hodhi një fishek të rremë nga 2 milje detare largësi, sipas burimeve të sigurisë.

Anija turke ishte e angazhuar në aktivitete vëzhguese gjatë incidentit dhe pritet ta vazhdojë kërkimin shkencor në rajon deri më 2 mars, sipas orarit vjetor të aktivitetit detar.

Burimet nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Turqi thanë se anija u është kundërpërgjigjur aeroplanëve që ishin duke fluturuar në lartësi prej 1.000 metrave.

Sistemi për plumba të rremë është i instaluar në shumicën e aeroplanëve luftarakë dhe përdoret për t’i mashtruar raketat që lëvizin sipas nxehtësisë së cakut.

Greqia dhe Turqia kohëve të fundit kanë pasur raporte të tensionuara shkaku i mosmarrëveshjeve territoriale në Mesdheun Lindor. Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të dyja palëve që mospajtimet t’i zgjidhin përmes dialogut.

(Kosova Sot Online)