Lumezi deklarohet pas aksionit të policisë: 12 të arrestuar, u sekuestruan para, vetura e telefona

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 14:15
Lumezi deklarohet pas aksionit të policisë: 12 të arrestuar, u sekuestruan para, vetura e telefona

Kryeprokurori i Shetit, Aleksandër Lumezi, me anë të një konference të jashtëzakonshme për media ka dhënë detaje për aksionin e sotëm të policisë. Lumezi tha se aksioni në fjalë ka rezultuar me arrestimin e 12 personave, nga të cilët 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë që kanë ndikuar në forma të ndryshme.

Tutje kryeprokurori tha se është konfiskuar një shumë e madhe parash, kompjueterë, telefona, vetura etj.

Teksa shtoi se të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj.

“Nga muaji janar ka filluar grumbullimi i informacioneve dhe mbledhja e provave që kanë rezultuar se duhet të zbatohen masat e fshehta dhe ato të vezhgimit, kemi ardhë në përfundim që të bastisen disa lokale ku mund të gjenden para të përfituara kundërligjshëm…Kemi bërë bastisjen e lokaleve, ku gjatë bastisjes kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave, vetura, lapo top , kompjuterë telefona, etj.Që do të shërbejnë për procedurat e ardhshme”, tha Lumezi.

“12 persona janë arrestuar, 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë të tjerë që kanë ndikuar në forma të ndryshme”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)