Vetura e vjedhur në Pejë gjendet në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 16:45
Vetura e vjedhur në Pejë gjendet në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Njësitet policore në kuadër Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të veturës.

Policia gjatë ndaljes dhe kontrollit të detajuar kanë vërejtur se i dyshuari drejtuesi veturës nuk posedonte autorizim përkatës për drejtim të veturës.

“Mbi dyshime të arsyeshme dhe verifikimit të mëtejmë ka rezultuar se vetura me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari ishte raportuar e vjedhur gjatë natës në Stacionin Policor në Pejë.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore është arrestuar i dyshuari si dhe është sekuestruar vetura e vjedhur, ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti iu është proceduar hetuesve policor në Pejë”, njofton policia.


(Kosova Sot Online)