“Ka votues që prej zemrës së plastë, e ka prish fletëvotimin”, Sejdiu flet për humbjen e LDK’së

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 21:16
“Ka votues që prej zemrës së plastë, e ka prish fletëvotimin”, Sejdiu flet për humbjen e LDK’së

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka folur rreth humbjes së LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sejdiu thotë se një pjesë e votave ka shkuar tek Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa thotë se ka pasur edhe votues që nga ‘zemra e plastë’ e ka bërë fletëvotimin e pavlefshëm.

“Një pjesë sigurisht se ka shkuar edhe tek VV’ja., edhe tek Vjosa Osmani në pjesën ta quajmë separate. Edhe në pjesën e prishjes së fletvotimeve.

Ka shumëkush, unë njoh njerëz jashtëzakonisht të devotshëm, ku kanë thonë: s’mund t’ja dho këtij, smund t’ja dho atij tjetrit. Cka ka bo, prej zemrës së plastë, e ka prish fletëvotimin”, thotë Sejdiu.


(Kosova Sot Online)