Rekomandohet rinumërimi i votave edhe në 58 vendvotime

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 11:19
Rekomandohet rinumërimi i votave edhe në 58 vendvotime

Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR) i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin edhe të 58 vendvotimeve të tjera për shkak të parregullsive në formularët e rezultateve.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Deri te ky rekomandim është ardhur pasi nga verifikimi i bazës së të dhënave dhe krahasimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve, rezulton se janë 58 vendvotime tek të cilat nuk janë shënuar votat për kandidatët ndërsa subjektit ka të tilla në formularë të rezultateve”, tha Elezi.

Në ndërkohë, KQZ’ja javën e kaluar ka marrë vendim për rinumërimin e 494 vendvotimeve.

Ato aktualisht janë duke u rinumëruar në QNR.

Në këto vendvotime që kanë shkuar në rinumërim, ka pasur disa gabime si në bartje të votave, të formularëve të kandidatëve me vota e të tjera gabime. 

(Kosova Sot Online)