3 vjeçari lëndohet nga rrethojat e një ndërtese në Prishtinë, ka gjakderdhje në tru e thyerje të kockave

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 11:10
3 vjeçari lëndohet nga rrethojat e një ndërtese në Prishtinë, ka gjakderdhje në tru e thyerje të kockave

Dje rreth orës 20:40 në Prishtinë është lënduar nga rethojat e një ndërtese një fëmijë 3 vjeçar. Ai po trajtohet në Mjekimin Intenziv dhe gjendja e tij është e rëndë. 

Një 3 vjeçar është lënduar mbrëmë nga rrethojat e një ndërtese pranë Fakultetit Teknik në Prishtinë dhe gjendja e tij po vazhdon të jetë e rëndë.

Pas lëndimit 3 vjeçari ishte dërguar në Klinikën Emergjente e pastaj ishte transferuar mbrëmë në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar shefi i intensivës, Shaqir Uka.

3 vjeçari ka lëndime në kokë, ka thyerje të kockave të fytyrës e gjakderdhje në tru.

Uka ka thënë se gjendja e tij për momentin është stabile, por që fëmija po mbahet me aparat të frymëmarrjes.

“Një fëmijë 3 vjeç është sjellë në Mjekimin Intensiv mbrëmë nga Qendra Emergjente. Gjendja e tij është e rëndë por është stabile për momentin. Ai po vazhdon të trajtohet me barna dhe i lidhur me aparat të frymëmarrjes. 3 vjeçari vazhdon të merr terapinë sipas protokollit të trajtimit”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)