Reagon Rashiq: Njëri nga organizatorët e sulmit ndaj djalit tim falsifikoi raportin mjekësor, pastaj u lirua nga Policia

  • G.G /
  • 25 February 2021 - 12:52
Reagon Rashiq: Njëri nga organizatorët e sulmit ndaj djalit tim falsifikoi raportin mjekësor, pastaj u lirua nga Policia

Nenad Rashiq, politikan serb në Kosovë, djali i të cilit u sulmua fizikisht nga disa të rijnë serb në Graçanicë, më 22 shkurt, po pretendon se njëri nga organizatorët e këtij sulmi 17-vjeçari me mbiemrin Markoviq, ka falsifikuar dokumentin mjekësor, në të cilin thuhet se ka lëndime të brendshme trupore

Ai thotë se më këtë dokument mjekësor që sipas tij, mban datën 22.05.2021 të paraqitur edhe në polici Markoviq është liruar nga paraburgimi.

Rashiq thotë se dokumenti mjekësor është i korrigjuar me dorë.

“Ai ka qenë njëri prej organizatorëve dhe jo vetëm, çfarë është tragjedia më e madhe ndoshta dhe padrejtësia më me madhe se ai djali është në liri duke bë raporte mjekësore falëse, sepse miqtë i ka në spital dhe po ashtu e ka paraqitë dokumentin që baba i tij, Ilija Markoviq ju ka paraqitë”, ka deklaruar ai.

“Siç shihet dokumenti është i korrigjuar me dorë, e cila shihet qartë. Data e lëshimit të dokumentit është më 22.05. 2021. Kjo është paraqitë në Polici si dëshmi zyrtare, ku Policia më këtë raport fals e ka liruar prej paraburgimit ose mundësinë  e paraburgimit. Kjo po tregon që ai “incident’, s’ka qenë i pa planifikuar. Kjo dëshmon që ka institucione që i ndihmojë atyre që sipas meje janë organizator”, tha Rashiq për.

Për rastin e sulmit ndaj djalit të tij, Rashiq ngritë dyshime edhe në Policinë Lokale, që sipas tij kanë qenë të anshëm me pranimin e këtij dokumenti.

“Kam shumë dyshime që Policia Lokale jo që s’ka vepruar ashtu si duhet, por vlerësoj se kanë qenë të anshëm, kur kamë pranuar një dokument jo valid”, ka thënë ai.

Sipas Rashiq vetë shefi  i Policisë në Graçanicë, ka deklaruar se ka pasur informacione për organizim të dy grupëve disa ditë para se të ndodh rasti.

Sipas tij, Policia po mundohet të barazojë të dy palët.

“Shefi i Policisë ka thënë të martën (23 shkurt) që ka pasur informacione që dy grupe po organizohen, 2- 3 ditë para se me ndodh rasti. Nëse e ka ditë çfarë shefi i policisë është nëse s’ka ndërhy me parandaluar këtë gjë”.

“Nëse se ka ditur pse thotë tash me një paramendim për me i barazua grupacionet. Është një lojë politike, sepse po dëshirojnë  t’i barazojnë të dëmtuarit me sulmuesit. Pra shefi i Policisë ja është totalishtë i paaftë, ose po dëshiron me mbyll këtë çështje në formën që të barazojnë grupacionet në formën që askush s’është fajtore ose të gjithë janë. Kjo është planifikim të mashtrimit të popullit dhe planifikim të mashtrimit të rastit në tërësi”, ka thënë Rashiq.

Ai thotë se pasi ky rast ka kaluar në Policinë Rajonale të paraqesë këto fakte atje.

Nikolla Rashiq, ishte sulmuar nga një grup i të rinjve serb në Graçanicë, ku edhe ka marrë lëndime trupore. Për këtë rast Policia e Kosovës kishte arrestuar disa persona.

Për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq, kishin reaguar dhe dënuar udhëheqës të institucioneve të vendit dhe ambasadorët ndërkombëtarë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)