Elefanti vret punëtorin e kopshtit zoologjik me një të goditur me feçkë

  • E.K /
  • 26 February 2021 - 09:00
Elefanti vret punëtorin e kopshtit zoologjik me një të goditur me feçkë

Një punëtor i kopshtit zoologjik në Spanjë ka vdekur pasi u godit me feçkë nga elefanti. Pas goditjes, koka e punëtorit u përplas në shtyllat e metalta të një kafazi, thanë zyrtarët.

Elefanti i gjinisë femërore që peshon rreth 4.000 kilogramë e goditi burrin 44-vjeçar me feçkë të mërkurën në parkun natyror “Cabarceno”, afër qytetit Santander, thanë punëtorët e parkut zoologjik. Punëtori u dërgua në spital, ku vdiq nga lëndimet tri orë më vonë.

Në kohën e incidentit, punëtorët ishin duke e pastruar vendin ku qëndron elefanti, ndërsa kafsha 4-tonëshe ishte bashkë me të voglin e saj në zonën e izoluar, shkruan The Guardian.

“Po flasim për kafshë të paparashikueshme. Fuqia e goditjes ishte e jashtëzakonshme, e një shkalle që nuk mund t’i mbijetojë dikush”, tha Javier Lopez Marcano, ministër rajonal i Turizmit në Cantabria.

Policia dhe punëtorët e kopshtit thanë se i kanë filluar hetimet për këtë rast. Ky ishte incidenti i parë i këtij lloji në historinë 31-vjeçare të parkut.

Në këtë park mbahen rreth 120 lloje të kafshëve, përfshirë ujqërit, tigrat, luanët dhe jaguarët. Në një zonë të izoluar mbahen disa lloje të kafshëve që bashkëjetojnë.

(Kosova Sot Online)