Në Hajvali zhduket një person

  • E.K /
  • 26 February 2021 - 11:18
Në Hajvali zhduket një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për zhdukjen e një personi në Hajvali të Prishtinës.

Sipas policisë, rasti në polici është lajmëruar nga vëllai i personit tashmë të zhdukur.

“Hajvali, Prishtinë, 20.02.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë. 

(Kosova Sot Online)