Ku ta gjejmë një grusht dorë të fortë për t'i futur në burg këta hajna të politikës të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje?

Ku ta gjejmë një grusht dorë të fortë për t'i futur në burg këta hajna të politikës të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje?
Ku ta gjejmë një grusht dorë të fortë për t'i futur në burg këta hajna të politikës të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje?

Faik Krasniqi

  • 26 February 2021 - 07:47

Shkruan: Faik Krasniqi

Ju kanë dhënë grante dhe subvencione njerëzve të tyre të afërt dhe prej atyre që kanë marrë para. Kjo është arsyeja që Kosova nuk është zhvilluar ekonomikisht dhe kemi papunësi të madhe. Banka Zhvillimore, shëndetësia, Vettingu në drejtësi, luftimi i krimit dhe korrupsionit, si dhe sjellja e ligjit që zyrtarëve të shtetit u pamundëson marrjen e më shumë se një page nga buxheti i shtetit, janë çështje që qeveria e ardhshme duhet t'i filloi menjëherë. Janë çështje urgjente që nuk mundë te presin me muaj dhe vite të tëra. Është momenti i fundit. Përndryshe ky vend nuk bëhet kurrë!

-Sa hajni është në këtë vend, këta edhe Dubain Somali ta shndërrojnë! Aleksandër Lumezit sa herë që i lëkundet pozita e kryeprokurorit të shtetit, ndërmerre aksione të tilla në mënyrë spektakolare, ku pastaj Gjykata t'i dënoj me kusht siç i ka dënuar me qindra-mijëra të tjerë. Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur. Duhet një grusht i fortë dhe i pamëshirshëm për t'i futur në burg të gjithë këta hajna të politikës dhe par apolitikes, të cilët me hajnitë e tyre e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje. Ndërrimin e pushtetit nuk e duan ata që kanë hëngër prej pushtetit në forma të ndryshme.

Pas ndërrimit të pushtetit ndalen ato privilegje prej pushtetit. Ky është halli i këtyre që po bërtasin pse po bëhet ndërrimi i pushtetit pas 22 viteve. Unë nuk kam frikë nga ndërrimi i pushtetit, sepse s'kam hëngër prej asnjë pushteti. As pjesa më e madhe e këtij populli s'kanë hëngër prej asnjë pushteti. Këta hajna kanë lënë me mijëra njerëz pa mundësinë që të krijojnë biznesin e tyre. Kjo është arsyeja pse nuk e duan ndërrimin e pushtetit! Këta hajna kanë pamundësuar hapjen e mijëra bizneseve në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".