Me këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

  • A.P /
  • 26 February 2021 - 21:41
Me këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Edhe pak javë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, ku bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 12 prill, ditën e hënë.

Të gjithë besimtarët e fesë islame do të agjërojnë për 30 ditë rresht, gjithsej i bije 1 mijë e 441 orë.

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundojë më 11 maj, ditë e martë.

Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët janë të obliguar të agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit.

Kujtojmë se agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit.

(Kosova Sot Online)