Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një person

  • A.P /
  • 26 shkurt 2021 - 21:52
Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një person

Një person ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor Milot-Rreshen.

Ngjarja ka ndodhur  në afërsi të një karburanti, ku një trailer drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)