Gjermania shton kontrollin kufitar me Francën për shkak të COVID-19

  • A.P /
  • 28 February 2021 - 15:26
Gjermania shton kontrollin kufitar me Francën për shkak të COVID-19

Gjermania do të shtojë kufizimet kufitare me departamentin francez të Moselës, që sot iu bashkua listës së vendit për “zonat e variant me rrezik” të përpiluar nga Instituti “Robert Koch” për kontrollin e sëmundjes në Berlin.

Zonat e tilla janë subjekt i ndalimeve të hyrjes me vetëm disa përjashtime, për shembull për shoferët e kamionëve dhe disa punëtorë kryesorë.

Kufizimet e udhëtimit për Moselën do të hyjnë në fuqi nga e marta.

Pesëmbëdhjetë vende dhe rajone të tjerë janë shpallur zona me rrezik nga Gjermania për shkak të përhapjes së varianteve të reja të rrezikshme të COVID-19, përfshirë Republikën Çeke dhe Tirolin në Austri.

Kufizimet e ashpra nga Gjermania janë kritikuar nga Komisioni Europian si joproporcionale dhe jo në përputhje me një kornizë të dakorduar për të gjithë BE-në.

(Kosova Sot Online)