Detaje si vdiq Prokurori Krasniqi

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 19:37
Detaje si vdiq Prokurori Krasniqi

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë, Enver Krasniqi ka vdekur rreth një orë më parë.

Raportohet se i ndjeri vdiq derisa po luante futboll.

Lajmin për vdekjen e prokurorit Enver Krasniqi e ka konfirmuar  Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, i cili ka thënë se vdekja e tij ishte vdekje natyrale.

Kujtojmë se prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Për këtë skandal Prokuroria ka arrestuar Labinot Grudën dhe Kadri Shalën.

Në fund të muajit nëntor, Gjykata e Prishtinës ua ka vazhduar paraburgimin edhe për 30 ditë.

(Kosova Sot Online)