Vuçiqi: Kosova po bën llogari fare pa hanxhi

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 20:16
Vuçiqi: Kosova po bën llogari fare pa hanxhi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me emisarin special të BE’së, për dialogun Miroslav Lajçak, tha se Serbia është e përkushtuar për dialogun me Kosovën.

Vuçiq tha se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut, por sipas tij, është i nevojshëm kompromisi,  pasi thotë se do të respektojë interesat e të dy palëve, pa ultimatum.

“Serbia është e gatshme për dialog dhe kompromis, dhe nëse ata në Prishtinë nuk janë të gatshëm për këtë dhe mendojnë se disa rrahje do të krijojnë një shtet për ta dhe se serbët do të bien dakord për këtë – ata po bëjnë llogari pa një hanxhi”, tha Vuçiq.

Tanjug raporton se Vuçiq nuk përmendi afate për arritjen sipas tij, të marrëveshjes së  kompromisit.

Vuçiç tha se ai kishte një bisedë të mirë dhe kuptimplotë me Lajçak, i cili i tregoi edhe për gjërat më të rëndësishme nga biseda që Lajçak bëri në Kosovë.

Kujtojmë se Lajçak ka qëndruar tri ditë në Kosovë, ku ka biseduar me krerët e partive politike për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

(Kosova Sot Online)