Buxhovi thotë se Fadil Hoxha nuk kishte dorë në aksionet e partizanëve në Drenicë dhe Masakrën e Tivarit

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 21:54
Buxhovi thotë se Fadil Hoxha nuk kishte dorë në aksionet e partizanëve në Drenicë dhe Masakrën e Tivarit

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Hajdar Dushi e të tjerë punuan për bashkimin e shqiptarëve me Konferencën e Bujanit. Ai thtoë se kjo ishte ndër arsyet pse ata u zëvendësua në komandën e partizanëve. Ai tutje shton se këta nuk kishin të bënin me sulmin ndaj ballistëve në Drenicë dhe me Masakrën e Tivarit.

“Ata kanë dalur për herë të parë me një rezulotë që populli shqiptar duhet të bashkohet. Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Hajdar Dushi. Ka pasur edhe gjashtë apo shtatë serbë. 44-tën e kemi bashkëpunimin e brigadave partizane të Shqipërisë me Kosovën. Sava Dërleviqi bëhet komandant dhe Fadil Hoxha lihet në prapaskena. Tërë ai terror që është kryer, këta kanë qenë të përjashtuar. Jau kanë mbajt çantat Sava Dërleviqit e të tjerëve. Katër brigadat e Shqipërisë, ku komandant ishte Ramiz Alija vazhdoi bashkëpunimin ku u bë edhe pastrimi i Drenicës. Mos ta përmendim masakrën e Tivarit e të tjera”, ka thënë ai.

“Nuk ka rol Fadil Hoxha fare. Ka qenë marrëveshje mes Enver Hoxhës dhe Titës. Fadili ka qenë zëvendës dhe nuk e ka pyetur askush. Pastaj fillon aksioni i ri i terrorit ndaj shqiptarëve. Nuk i liroj prej përgjegjësisë. Por janë konstalacione kur ata vetëm janë sjellë e kanë kryer detyra”, shtoi ai.

Ai thotë se me ndryshimet e bëra nga Tito në Jugosllavi dhe me pleniumin e Brioneve, Hoxha arriti që të kthejë Kosovën në lojë dhe të avancojë shqiptarët.

“Ndodhi ndryshimi ku Kosova u kthye në lojë. U fitua autonomia. Pa të nuk mund të ndodhte kjo. Pa Hajdar Dushin, Fadil Hoxhën, Nimanin dhe Mahmut Bakallin. Pa ta nuk do të arriheshin universiteti e të tjerat”, tha Buxhovi. 

(Kosova Sot Online)