55-vjeçari nga Prishtina arrestohet për trafikim me emigrantë

  • A.P /
  • 04 March 2021 - 17:40
55-vjeçari nga Prishtina arrestohet për trafikim me emigrantë

Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili ishte në kërkim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për trafikim me emigrantë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Arrestohet një person që kërkohej nga Gjykata themelore në Prishtinë. Sot nga zyrtarët policor të stacionit të veriut në  Prishtinë, është  arrestuar një  person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës për veprën Trafikim me emigrantë”, ka deklaruar Ahmeti.

I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Personi i arrestuar R.G mashkull, 55 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar  për vuajtje të dënimit”, deklaroi Ahmeti.

(Kosova Sot Online)