Vriten dy të rinj në Çair

  • E.K /
  • 05 March 2021 - 10:34
 Vriten dy të rinj në Çair

Ministria e Punëve të Brendshme  ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Çair ka pasur përleshje me armë, si pasojë jetën e kanë humbur dy persona.

Rasti ka ndodhur në ora 02:35 në brigadën “Maqedonase-Kosovare”.

“Pasi policët dolën në vend të ngjarjes, është gjetur vetura Citroen me targa të Shkupit dhe dy persona që nuk kanë dhënë shenja jete. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja te të dy”, njoftojnë nga MPB-ja.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja nga arma, ndërkaq viktimat janë një 24-vjeçar dhe 28 vjeçar me iniciale B.V. dhe A.B.

(Kosova Sot Online)