Lexoni edhe:
Gjykatësi i thotë të akuzuarit për dhunim që të martohet me viktimën për ta shmangur burgun
Një shpikës ka gjetur një zgjidhje të re përmes së cilës ai shpreson që të jetë metodë më e shpejtë dhe e lehtë për të treguar nëse dikush është infektuar me COVID-19.
Në vend të shkopinjve që futen në hundë për të marrë mostrën që testohet, Peter van Wees u ka kërkuar pjesëmarrësve që në një kabinë të izoluar të bërtasin ose këndojnë. Më pas, një filtrues ajri mbledh copëzat e lëshuara nga goja e tyre dhe analizohen.
Ai e ka vënë kabinën e tij afër një qendre testimi për koronavirus në Amsterdam për të provuar shpikjen e tij tek njerëzit që sapo janë testuar.
I gjithë procesi zgjatë rreth 3 minuta, shkruan Reuters.
Një test përmes frymës ku pjesëmarrësve u kërkohet të fryjnë brenda një tubi është aprovuar muajin e kaluar në Amsterdam por ende nuk ka filluar të përdoret si metodë.
(Kosova Sot Online)