Infektologu Tolaj tregon për lidhjen e tij familjare me Rita Orën

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 16:12
Infektologu Tolaj tregon për lidhjen e tij familjare me Rita Orën

Infektologu Ilir Tolaj gjatë ka treguar se ka lidhje familjare me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Tolaj thotë se gruaja e tij me nënën e Rita Orës janë motra.

 

 “Gruaja ime, nënën e Rita Orës e ka motër, që i bie që është vajza e balldëskës sime”, tha Tolaj.

Madje ai thotë se kontaktet me të i mban gruaja e tij dhe se Rita është shumë e përkushtuar edhe për pjesën e familjes së saj.

“Mendoj që në kohët e fundit nuk jemi takuar, kontaktet më shumë i mbanë gruaja ime, por në përgjithësi Rita është e përkushtuar edhe për këtë pjesë të familjes edhe për këtë pjesë të vendit”, tha Tolaj.

Ndërsa tregon se COVID-i ende nuk e ka prekur familjen e Rita Orës.

(Kosova Sot Online)