Ngjashmëria e madhe fizike e shokut të Adem Jasharit me komandantin legjendar

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 18:11
Ngjashmëria e madhe fizike e shokut të Adem Jasharit me komandantin legjendar

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë kur të dy filluan shkollën e mesme teknike.

Në një intervistë Kaqkini ndau edhe fotografi të rralla me Jasharin nga ato kohëra.

Ai tha se fotografitë që i ka pasur ai janë djegur të gjitha, por që disa të tjera kanë mbetur tek shokët e tij dhe të Adem Jasharit. 

Kaqkini dhe Jashari kanë edhe ngjashmëri mes veti. Madje Kaqkini ka luajtur disa role të Adem Jasharit, në disa skena filmi dhe shfaqje.

Adem Jashari gjendet në të majtë, Ramadan Kaqkini në të djathtë dhe në mes gjendet një shok i përbashkët i tyre. 

(Kosova Sot Online)