I dërgoi video dhe foto në Snapchat, burg për mësuesen që kreu marrëdhënie

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 22:21
I dërgoi video dhe foto në Snapchat, burg për mësuesen që kreu marrëdhënie

Një mësuese është dënuar me 6 vite burg, pasi akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një djalë 15 vjeç, të cilin e njohu përmes rrjetit social Snapchat.

35-vjeçarja Kandice Barber nga Buckinghamshire,  u shpall fajtore për nxitjen e një fëmije për t’u marrë me veprimtari seksuale.

Ajo e njohu 15-vjeçarin përmes Snapchat dhe i dërgoi atij mesazhe, foto topless, si dhe video me përmbajtje seksuale.

“Nuk ka dyshim në mendjen time që ke vepruar në shkelje të madhe të besimit. Ju përfituat nga një fëmijë nën kujdesin tuaj dhe e përdorët atë për kënaqësinë tuaj seksuale”– tha gjykatësi.

(Kosova Sot Online)