Theret me thikë një i mitur në Shtime

  • E.K /
  • 06 March 2021 - 11:46
 Theret me thikë një i mitur në Shtime

Dy të mitur janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person tjetër duke e therur me thikë.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur të premten në Shtime, ndërsa, viktima është dërguar në tretman mjekësor.

“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-të mitur pasi që dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e therur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)