Për inat të armikut serb, me unitet politik për institucionet e reja të shtetit

Për inat të armikut serb, me unitet politik për institucionet e reja të shtetit
Për inat të armikut serb, me unitet politik për institucionet e reja të shtetit

Ragip Guraziu

  • 06 March 2021 - 09:21

Shkruan: Ragip Guraziu

Sipas raportimeve, kryetari i PDK-së është zotuar se PDK do të jetë opozitë konstruktive e qeverisë, pasi është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria e re. Zotime të ngjashme ka pasur edhe gjatë takimit të ambasadorit Abbot edhe me zyrtarët e LDK-s, subjekt politik i cili pritet ta ketë udhëheqësin e re partiake para konstituimit të Kuvendit dhe para zgjedhjes së Qeverisë së re. Serbia gjithmonë ka pasur slloganin e saj: së pari përçaj e fito, siç po e dëshmon edhe koha e sotme, prandaj duhet uniteti veprues politik për të parë më mirë se ku jemi ne e ku është Serbia!

-Për mungesë të një uniteti të politikës dhe institucioneve kosovare, paramendohet një ndërhyrje ndërkombëtare. Pra kjo na lë të kuptojmë, se kjo ndërhyrje ndërkombëtare, ka nevojë të jetë prezentë vazhdimisht ndër shqiptarët, edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë, dhe kudo që jetojnë shqiptarët. Po e them këtë sepse për gjithë këto vite, vite që jam në këtë jetë, një unitet të shqiptarëve e kam parë vetëm në vitet 1998 -99,në kohën e presidentit historik Ibrahim Rugovës.

Mu në atë kohë ishte një subjekt politik, të gjithë për një, një për të gjithë, dhe bile për këtë edhe pati reaguar në atë kohë para ndërkombëtarëve, kasapi i Ballkanit, Sllobodan Miloosheviq, ku tha: ''Shqiptarët gjithmonë e kanë një traditë duke filluar nga familjet, e kanë një Zot shtëpie, dhe Kosova e ka një Zot shtëpie, tani Ibrahim Rugovën, dhe do e kemi vështirë t'ia dalim'', dhe ata e kanë ''Besën shqiptare'', ende më rrezik për ne”; e pati thënë ndërkombëtareve Millosheviqi. Kjo po dëshmohet edhe tani kur thuhet se janë nisur zyrtarët ndërkombëtar në aksion, ambasadorët e vendeve më me ndikim për Kosovën, që ti bëjnë presion spektrit politik të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, që ti japin fund krizës institucionale pas zgjedhore, që lënë inatet politike dhe ta mbështesin partinë fituese për formimin e institucioneve të reja legale e legjitime sipas votës së sovranit pa vonesë e pa kalkulime për interesat e ngushta politike.

Një virus, më i zi se Civid 19, për shqiptarët që po na ndjek që 22 vite, nuk ka ilaç që e heq! Duke pasur parasysh se ditët e fundit janë shpeshtuar vizitat e ambasadorëve të huaj, SHBA-ve, Mbretërisë së bashkuar dhe të Gjermanisë nëpër partitë politike parlamentare, LVV, PDK, LDK dhe AAK, duke ju kërkuar që periudha pas zgjedhore, pas certifikimit të rezultateve të përmbyllet me krijimin e shpejtë të institucioneve për të punuar në tejkalimin e situatës që e ka krijuar edhe pande mija e covid-19, ka shpresë të daljes më të shpejtë nga kjo amulli politike dhe institucionale. Presioni më i madh është duke u bërë ndaj PDK-së dhe LDK-së, sepse prania e deputetëve të këtyre dy partive politike në seancë, së bashku me minoritetet jo serbë, i bënë kuorumin e mjaftueshëm dhe numrat zgjedhjen e Qeverisë por edhe të Presidentit të shtetit. Për inat të armikut serb, duhet të sillemi me unitet politik, për institucionet e reja të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".