“E gatshme të vdes për vendin tim”, stilistja bëhet snajperistja më e rrezikshme

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 10:20
“E gatshme të vdes për vendin tim”, stilistja bëhet snajperistja më e rrezikshme

Me veshje kamuflazhi, e fytyrën të mbuluar me baltë, Ismaira Figueroa mban fort pozicionin e saj në një kodër. Në dorë ka armën dhe po merr pjesë në një stërvitje madhore ushtarake që simulon një pushtim.

43 vjecarja venezueljanë është artiste make-upi, por edhe një snajperiste tejet e rrezikshme. “ Ndiej se kam lindur për këtë, dhe nëse më duhet të vdes në betejë, jam gati”, shprehet ismaira që është pjesë e “Milicia”, një forcë paraushtarake civile e bashkangjitur ushtrisë në Venezuelë.

Nëna e katër fëmijëve, përfshirë një vajzë tre vjeçe thotë se do të mbrojë po qe nevoja edhe me jetën e saj vendin e vet dhe regjimin e Nicolas Maduros nga cdo “ushtri pushtuese”.

Në shtëpinë e saj në lagjen Palomera të Karakasit varet një foto e ish liderit venezueljan Hugo Chavez, të cilin e shikon si perëndi.

Stilistja tregon se kur iuj bashkua Miliacias ne 2010-tën, nuk e mendonte kurrë se do të bëhej snajperiste.

Më thanë ta provoja dhe ia dola, rrëfen ajo. Sekreti I goditjes përherë në shenjë? “ përpara se të tërheqësh këmbëzën, zbraze mendjen krejtësisht dhe përqendrohu vetëm tek frymëmarrja jote. Pastaj relaksohu sërish dhe lëre armën të të befasojë”!

(Kosova Sot Online)