Ish-deputetja e LDK’së thotë se iu manipuluan votat

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 10:56
Ish-deputetja e LDK’së thotë se iu manipuluan votat

Ish-deputetja e LDK’së, Lirije Kajtazi ka reaguar pas lajmeve se ish-ministrja nga AAK, Meliza Haradinaj-Stublla ka blerë votat për tu bërë deputete.

Kajtazi thotë se edhe rezultati i saj u përmbys me këtë model në minutat e fundit.

Kryetarja e forumit të gruas në LDK thotë se fatëkeqësisht nuk ka video si në rastin e Meliza Haradinajt.

“Nuk është hepa e parë që po bëhen manipulime të tilla, në QNR po përpunohen rezultatet. Është shumë indikative, ka sinjal për fabrikim. Për fat të keq unë nuk ka  arritë me siguru video, por kam pasë ofertë për me ba manipulime të tilla por nuk i kam bërë. Video për fat  të keq nuk e kam si në rastin e Melizës. Kam dorëzuar ankesë në PZAP, por pres përgjigjie me rinumërim e ky besoj që i qet në sipërfaqe këto, deri në instancën e fundit nuk do ndalem”, thotë Kajtazi.

(Kosova Sot Online)