8 vjeçari nënshkruan kontratë 33 mijë dollarëshe për të luajtur “Fortnite”

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 13:08
8 vjeçari nënshkruan kontratë 33 mijë dollarëshe për të luajtur “Fortnite”

Shumica e fëmijëve të moshës 8 vjeçare e festojnë ditëlindjen e tyre me ëmbëlsira me qirinj.

Mirëpo kështu nuk është edhe për Joseph Deen i cili është vetëm 8 vjeçar mirëpo tashmë ka një kontratë për tu bërë lojtar profesionist.

Joseph është lojtari më i ri i “Fortnite”, pasi ka nënshkruar kontratë me “Team 33” në dhjetor të vitit të kaluar.

Ekipi nga Kalifornia e ka ftuar atë në selinë qendrore për t’i ofruar pagesë prej 33 mijë dollarëve dhe një sistem kompjuterik shumë të shpejtë.

“Fortnite” është një lojë e qitjes dhe ndërtimit në stilin e personit të tretë e luajtur online nga qindra miliona lojtarë në mbarë botën. Jam ndierë tepër mirë kur më është ofruar kontrata. Kam menduar edhe më parë që të bëhem lojtar presionist por askush nuk më ka marrë seriozisht derisa më thirri Ekipi 33”, ka thënë Joseph për BBC.

Joseph i cili është po ashtu nga Kalifornia ka luajtur lojën “Fortnite” që kur ishte katër vjeç dhe aftësia e tij në këtë lojë ishte vërejtur për herë të parë para 18 muajsh.

(Kosova Sot Online)