Osmani për vdekjen e profesorit Gruda: Shembulli dhe vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 16:56
Osmani për vdekjen e profesorit Gruda: Shembulli dhe vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Zajnullah Gruda.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ajo ka thënë se shembulli dhe vepra që la pas Gruda, do të jetojnë përgjithmonë.

Shkrimi i saj:

Lamtumirë Profesor!

Sot iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë.

Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor.

(Kosova Sot Online)