Në orën 16:00 nis rinumërimi i votave

  • E.K /
  • 08 March 2021 - 15:10
 Në orën 16:00 nis rinumërimi i votave

Sot në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të nis rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e KQZ-së, pasi PZAP vendosi të rinumërohen votat me kusht dhe ato të diasporës për kandidatët e AAK-së.

Rinumërimi do të bëhët për shkak të pretendimeve se janë blerë votat.

Së fundmi një video-incizim i publikuar në media pretendon se Dardan Stublla, burri i ministres në detyrë Meliza Haradinaj, ia ka blerë votat asaj. Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar burri i Haradinaj-Stublla, teksa ka shtuar se rastin e ka denoncuar në polici.

Meliza Haradinaj-Stublla ka mirëpritur vendimin e PZAP-së, duke thënë se ky veprim është “një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar”.

(Kosova Sot Online)