Konfirmohen me Covid, 30 fëmijë të një çerdheje

  • A.P /
  • 08 March 2021 - 16:10
Konfirmohen me Covid, 30 fëmijë të një çerdheje

Durrësi vijon të mbetet një vatër e nxehtë e koronavirusit ku 62 persona ndodhen të shtruar në spital, ndërsa 9 pacientë janë të shtruar në Reanimacion.

Ndërkohë situata në këtë qytet është akoma më shqetësuese pasi 30 fëmijë të vegjël në një çerdhe në zonën e Spitallës në Durrës, raportohet se janë të infektuar me Covid.

Gjithashtu numri i mësuesve si edhe ai i nxënësve të prekur nga koronavirusi, në këtë qytet është në rritje.

Ndërkohë mësohet se nga ana e familjarëve është ngritur shqetësimi për mungesë të stafit brenda spitalit.

Pjesa më e madhe e të shtruarve në këtë spital janë të moshuar të cilët kanë edhe sëmundje shëruese, duke rritur edhe më tepër kërkesën për personel.

(Kosova Sot Online)