Vjosa Osmani: Ndihem e nderuar që po përcjell kontingjentin e parë të FSK’së në Kuvajt, Zoti ju ruajt

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 12:05
Vjosa Osmani: Ndihem e nderuar që po përcjell kontingjentin e parë të FSK’së në Kuvajt, Zoti ju ruajt

Sot ka nisur ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit.

Ceremonia e cila po mbahet në sallën e sporteve në kazermën “Adem Jashari“, në Prishtinë, rreth vetës ka mbledhur komandanten supreme të FSK-së, u.d e presidentes, Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Forcës, Anton Qunin.

Me këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, tha se ndihet e nderuar që është duke përcjellur kontingjentin e parë në Kuvajt.

 “Mesazhi për ta dhënë në këtë ditë historike është Zoti ju ruajt dhe faleminderit. Ndihem e nderuar sot që në cilësinë e komandetes supreme të FSK-së te jem këtu bashkë më ju në përcjelljen e kontigjentit të parë për Kuvajt”, tha ajo

Osmani ka thënë po ashtu se ndihet krenare që ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e këtij kontingjenti jashtë vendit.

“Ndihem krenare që kam nënshkruar autorizimin për dërgimin e këtij kontigjenti. Ky mision po bëhet i mundur falë SHBA-ve. Këta djem që po i përcjellin sot, e së shpejti edhe vajza ushtarake janë nderi jonë”, ka shtuar ajo.

(Kosova Sot Online)