Emërohet Ministri i ri i Punëve të Jashtme

  • A.P /
  • 09 March 2021 - 16:03
Emërohet Ministri i ri i Punëve të Jashtme

Qeveria në detyrë ka emëruar Besnik Tahirin në pozitën e Ministrit së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, z. Besnik Tahiri. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Meliza Haradinaj-Stublla, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryediplomates dhe gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.

Dorëheqja e saj vjen pas publikimit të një video-incizimi në media, ku pretendohet se burri i saj, Dardan Stublla, ia ka blerë votat asaj.

Lajmin se ka dhënë dorëheqje e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

(Kosova Sot Online)