Behluli: A ka forcë Kuvendi i LDK-së t’i thotë Isa Mustafes: Ikë me sejmenët e tu

  • A.P /
  • 11 March 2021 - 21:06
Behluli: A ka forcë Kuvendi i LDK-së t’i thotë Isa Mustafes: Ikë me sejmenët e tu

Përmes një analize, lidhur me zhvillimet ndër vite në LDK, opinionisti Hajrush Behluli, ndër të tjera ka shkruar: A ka force dhe kurajo Kuvendi i LDK-së qetë dhe urtë t’i thotë z. Mustafa: Ikë me sejmenët e tu se mjaftë na ke ,,ndihmuar” na e ke lujt Nanën dhe nuk kemi nevojë për ndihmen tënde, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". Nuk nuk kemi punë me ty sepse vetë e kemi fajin që t’a kemi hapur derën e  shtëpisë sonë.A është e diela e 14 marsit dita D për Ldk-në, ka pyetur Behluli.

Në vijim shkrimi i plotë, pa ndërhyrjen e redaksisë:

 

Image
Hajrush Behluli

LDK- Gabimet strategjike në rrugëtimin e saj.

Themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe pse  ishin thuaja të gjithë antarë formal  të lidhjes së komunistëve të Kosovës kishin vetëdije të lartë kombëtare dhe bindje politike liberale të cilët i kishin dhënë  detyrë vetit që të krijonin një krijesë politike antikomuniste dhe kombëtare. Ibrahim Rugova kishte synime të qarta politike dhe kombëtare të cilat synonte që t’i arrinte me mjete paqësore (ndoshta edhe ishte i detyruar të ndiqte këtë kurs) sepse edhe rrethanat e kanë diktuar. Orientimi ishte i qartë dhe meritat i takojnë Liderit historik të LDK-së z. Ibrahim Rugova.


Këto orientime ishin:


- Orientimi euro-atlantik bazuar në të kaluarën europiane të Kosovës në miqësi të përhershme me SHBA dhe Europën Perëndimore ( simbolikat me Bogdanin, Papën dhe Nënë Terezë) e që ishte e vetmja rrugë e mundshme.
- LDK-ja të jetë parti e qendres së djathtë që do të ishte antipod i lidhjes së Komunistëve të asaj kohe.
Mbi këto parime u themelua Lidhja Demokratike dhe arriti suksesin ma të madh që mund t’a arrinte një organizatë politike në historinë ma të re të Kosovës ishte garanca më e sigurtë që të arriheshin synimet strategjike të shqiptarëve që ishin Liria, Pavarësia dhe demokracia e Kosovës.  Kjo filozofi e re politike që krijoj mendimin modern nacional politik arriti të mobilizoj shumicën apsolute të shqiptarëve dhe kanalizimin e kësaj lëvizjje drejtë lirisë.


Këtë organizatë, parti apo këvizje e përbënin idealistët e të gjitjha ngjyrave ideologjike deri në fillimin e Luftës dhe paraqitjes së UÇk-së.Në strukturat e LDK-së ishin intelektualet, veprimtarët e qështjes kombëtare, të burgosurit politik dhe profesionist të të gjitha fushave me përjashtim të aktivistëve dhe funkcionarëve të Lidhjes së Komunistëve të pushtetit të kaluar me ndonjë përhashtim të lehtë për ato kuadra që nukni shin dalluar për të keq gjatë atij sisitemi. Ky process shkonte permes zgjedhjeve të mëshefta dhe vetëdija ishte e lartë.


Periudha e pasluftës


Periudha e pasluftës karakterizohet me formimin e partive tjera politike dhe normalisht ndarja e elektoratit. Një pjesë e anëtarsisë që kishte përçafuar luftën u orientua në parti të dalura mga lufta poashtu një pjesë edhe kishte qëndruar aty me bindje kryesisht të djathta ashtu siç ishin përcaktuar me programin fillestar të partiesë. 
Lufta për pushtet i shtynë partite ti afrojnë të gjithë pavarësisht të kaluarës së tyre, kështu veproj edhe LDK-ja.
Mungesa e z. Fehmi Agani krah Liderit ka krijuar një zbrazëti të pariparueshme dhe gati që në fillim ka filluar lufta me brryla brenda partië gjë që  ka rezultuar me largimin e bashkëthemeluesve të partisë kështuqë kjo më së miri vërehet nga përbërja e kabinetit të qeverisë në vitin 2004 kur legalizohet zgjedhja pa asnjë kriter e ministrave të LDK-ë
Vdekja e Liderit humbje e madhe  dhe rrëshqitja partisë në duart e ishkomunistëve.


Pasardhës i Rugovës do të duhej të zgjidhej dikush nga bashkthemeluesit e partisë psh. Mehmet Kraha, Isuf Bugjovi, Milazim Krasniqi, Ibrahim Berisha, Rexhep Gjergji, Edita Tahiri e tj.sepse vetem ashtu do të vazhdonte trashëgimia politike dhe do të ishte fazë tranzitore në kalimin e lidershipit në brezin e Republikës psh te z. Lutfi Haziri,Donika Gërvalla, Naim Jerliu, Hafiz Gagica etj dhe gjeneratra e tyre që nuk kan lidhje me komunizmin dhe mentalitetin komunist. Sikur të shkonte kjo praktikë tani LDK-ë do ta udhëhiqte brezi i Vjosa Osmani, Lumir Abdixhikut dhe brezit të rritur në liri me vizione për të ardhmen
Gabimi strategjik këtu fillon dhe kurrësesi nuk duhej lejuar ardhja në krye të partisë një aktivist i Lidhjes së Komunistëve si Fatmir Sejdiu sepse sado që mund të jetë i përgaditur, prezentues  apo i përkushtuar mendësia dhe krijimi i tij politik është komunist.  Në këtë rastë është shkelur parimi kryesor i partisë si parti e qendrës së djathtë. Afrimi i Isa Mustafës nga ana e tij e vërteton mendësinë e tij komuniste dhe është gabimi më fatal për partinë. Zgjedhja e këtij të dytit në krye e ka vulosur fatin e LDK-së dhe shtron shumë pikëpyetje si ka mundur të ndodhë një gjë e tillë. Analizat që po i dëgjojmë se debakli I fundit në zgjedhje është nga mashtrimi I Liderit të LDK-së për mosmbajtje të fjalës dhe betimit para elektoratit dhe veprimi pas zgjedhjeve krejt të kundërtën nuk është befasi sepse mendësia e komunistë është:
Tjetër mendon, tjetër gjë flet dhe krejt tjetër gjë pastaj vepron.


Tani duhet të bëhet pyetja:
Të jesh apo të mos jesh.
A ka force dhe kurajo kuvendi i LDK-së qetë dhe urtë t’I thotë z. Mustafa:
Ikë me sejmenët e tu se mjaftë na ke ,,ndihmuar” na e ke lujt Nanën dhe nuk kemi nevojë për ndihmen tënde . Nuk nuk kemi punë me Ty sepse vet e kemi fajin që t’a kemi hapu derën e  shtëpisë sonë.
A është e diela e 14 marsit dita D për Ldk-në.


Hajrush Behluli
P.S. Autori është aktivist i LDK-së nga 23 dhjetori 1989 dhe themelues i degës së saj në Suharekë dhe për dhjetë vite me radhë anëtar i kryesis I saj, kontribues vullnetar deri në vitin 1999.

(Kosova Sot Online)