Nëse e keni parë këtë 28-vjeçar nga Klina, lajmërojeni menjëherë Policinë

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 13:47
 Nëse e keni parë këtë 28-vjeçar nga Klina, lajmërojeni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës në Pejë ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin e 28-vjeçarit nga Klina, pasi dyshohet për disa vepra penale.

Personi i kërkuar është ALI (Mehmet) MORINA i lindur me 04.08.1993 në fshatin Dresnik- Klinë.

I akuzuari është i kërkuar për veprat penale: “HYRJE NE SISTEMET KOMPJUTERIKE”, “KAOSJE” dhe “LËNDIM I LEHTË TRUPOR”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)