Klani PRONTO dhe PDK përgatiten për ta shantazhuar zgjedhjen e Osmanit, kërcënojnë me zgjedhje të reja!

Klani PRONTO dhe PDK përgatiten për ta shantazhuar zgjedhjen e Osmanit, kërcënojnë me zgjedhje të reja!

Gani Qarri

  • 12 March 2021 - 13:05

Shkruan: ANALIST- Gani Qarri

Enver Hoxhaj i PDK-së zbulon tërësisht qëllimin banal të partisë së tij, tashmë të shkërmoqur keq në votimet e 14 shkurtit, duke kërcënuar se fillimisht duhet të ulen në tavolinë për bisedime, përndryshe ata nuk do të shfaqen në seancën për zgjedhjen e presidentit, dhe se gjoja nuk shantazhohen as me idenë për shkuarjen e serishme të vendit në zgjedhje të parakohshme, duke harruar se me shkuarjen e serishme të vendit në zgjedhje, mund të bien edhe më poshtë se që janë renditur aktualisht, duke kërkuar president koncensual, dhe përjashtuar kandidaturën e Vjosa Osmanit si kandadidatja me mbi 300 mijë vota dhe më e votuara në gjithë Kosovën, bashkë me VV-në dhe Listën e saj famoze-"Guxo"!.

-Partitë e inkriminuara, të cilave qytetari i vetëdijesuar i Kosovës u dha dënimin e merituar dhe humbën keq mbështetjen e elektoratit, si dhe reputacionin si parti dominuese në skenën e deritanishme politike të vendit, në mungesë të peshës reale dhe ndikimit të dështuar kanë filluar, pa fije turpi, të bëjnë "shumë" zhurmë për asgjë. Madje, për të kamufluar humbjen katastrofale dhe dështimin më të rëndë që kanë pësuar ndonjëherë, në historinë e ekzistencës së tyre partiake, mu në momentin kur këto parti, në zgjedhjet e 14 shkurtit, janë shndërruar në grupime dytësore dhe gati të papërdorshme për legjislaturën e radhës, bëjnë zhurmë pa fije nevoje, si bie fjala udhëheqësi i ri, i Klanit Pronto, si dhe kryetari në detyrë i të ashtuquajturës Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj i cili jo vetëm që nuk është aspak i sinqertë, por as edhe serioz, kur bënë sikur kërcënon, kinse për ta pamundësuar krijimin e kuorumit të seancës për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, si kandidat i një partie të dështuar.

Për aq më tepër, sikur çdo gjë të varej vetëm prej tij, demagogu Hoxhaj deklaron se pa marrëveshje, askush nuk duhet të mendoj se PDK do të shfaqet në seancën e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur dikë president si çelësi kryesor i funksionimit të Qeverisë së re nga partia fituese e zgjedhjeve LVV- Lista Vjosa Osmani, pa biseduar fillimisht për këtë çështje me te, duke shpresuar se edhe pas 14 shkurtit, kjo varet prej tij si kryetar i një partie që iu ka thyer në dorë, ta drejtojë, nga halli dhe jo nga dëshira, pas halla kamës me Specialen. Dhe gjithë ky "alarm" i rrejshëm, është vetëm një skenar i paramenduar i PDK-së për ndonjë pazar sa më të shtrenjtë në momentet e fundit, që mundësisht ta imponojë kandidaturën e vetë për "president" me arsyetimin banal, gjoja të ndërprerjes së mandatit të kuislingut Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale, gjë për të cilën, as që diskuton kush më, nga partitë fituese në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".